E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonte dokumenta, pranga 22 vjeçarit

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të kryqëzimit të "21 Dhjetorit" në kryeqytet, specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik ,arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Marsel Dhroso, 22 vjeç, nga Pogradeci.
Në cilësinë e provës materiale, 22 vjeçarit nga Pogradeci, i cili në momentin e kapjes, është prezantuar si punonjës policie, iu sekuestruan disa dokumenta të llojeve të ndryshme si; pasaporta për jashtë shtetit, fletë të printuara nga faqja e interpolit, vërtetime Gjykate dhe Prokurorie, fotokopje pasaportash dhe dëshmie për drejtim automjeti etj.
Gjithshtu, ndaj 22 vjeçarit rëndon edhe akuza e vjedhjes me anë të mashtrimit të një shume të konsiderueshme të hollash një shtetasi, në këmbim të një vize amerikane.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve, i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›