E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia rrugore fushatë sensibilizuese

Drejtues të Policisë së Tiranës janë angazhuar duke përcjellë mesazhe dhe fletë palosje sensibilizuese drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës. Ky aksion u shtri në rrugët e Tiranës. 

TIRANE-Një fushatë sensibilizimi që synon uljen e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë është organziuar sot nga policia e Tiranës. Drejtues të Policisë së Tiranës, shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrulles se Përgjithshme u angazhuan duke përcjellë mesazhe dhe fletë palosje sensibilizuese. Ky aksion u shtri në rrugën e Kavajës, në kryqëzimin e Shkollës Teknologjike deri në Unazën e Re. Drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës, ju shpërndanë fletë palosje lidhur me : shpejtësinë, drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkolit, parkimet e gabuara, me anë të te cilave Policia e Tiranës u ka kërkuar bashkëpunim për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor. Ndërkaq vetëm ditën e djeshme në Tiranë janë pezulluar 46 leje qarkullimi të mjetit. Policia e Tiranës u bën thirrje drejtuesve te mjeteve të zbatojne me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor. (m.a/News 24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›