Topalli: Opozita duhet të vijë në kuvend për të bashkëpunuar për reformat

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë punimeve të seancës së sotme plenare, ripërsëriti thirrjen ndaj opozitës që të vijë në parlament për të bashkëpunuar në projektet e mëdha të integrimit të vendit. "Shfrytëzoj edhe njëherë rastin për të ftuar deputetët e opozitës që të vijnë në Kuvend në detyrën e tyre, për të zënë karriget e tyre, si dhe për të bërë një opozitë të fortë e konstruktive e natyrisht edhe për të bashkëpunuar me maxhorancën për projektet e mëdha të integrimit të kësaj periudhe", u shpreh kryetarja Topalli.
...