E Diel, 1 Nëntor 2026

8 pike diference Ancelotti Besojme te titulli kampion

Diferenca me kryesuesit në tabelën e renditjes nuk e pengon trajnerin e Chelsea, Carlo Ancelotti të besojë te titulli kampion në Angli. Blutë e Londrës kanë tetë pikë më pak se Manchester United i vendit të parë, por trajneri italian vazhdon të besojë te suksesi kur kanë mbetur dhe gjashtë ndeshje derio në fund të këtij sezoni të Premier Ligës.

"Asgjë nuk na pengon të besojmë te titulli kampion, pasi janë vetëm tetë pikë që na ndajnë me Manchester. Gjithësesi duhet të përgatitemi ndeshje pas ndeshje për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë sezon”, -ka thënë Anchelotti, skuadra e të cilit mori një goditje të rëndë, duke u eliminuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pikërisht nga Manchester United.

Dështimi në Champions lëkundi edhe pozicionin e vetë teknikut Italian në pankinën e ekipit londinez, ndërsa sipas mediave angleze aio do të largohet në fund të këtij sezoni.

"Tani unë vazhdoj punën me Chelsea dhe mbase do të punoj edhe në të ardhmen. Mbase jo. Këtë nuk e di. Gjithsesi, kjo nuk më shqetëson aspak”,- ka përfunduar Anchelotti, rreth të cilit qarkullojnë shumë zëra në merkato.

Madje italiani shihet dhe si zëvendësuesi i mundshëm i Mourinhos te Reali i Madridit, nëse portugezi nuk fiton asnjë në këtë sezon.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›