E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid – Barcelona

Futbollistët e Barcelonës dhe Real Madridit do t`i masin sonte sërish forcat prej orës 21 e 30, në finalen e Kupës së Mbretit. Kjo është hera e 6-të qe këto dy skuadra takohen në finalen e këtij kompeticioni. Nga 5 finalet e zhvilluara me herët, Barcelona ka fituar në vitet 1968 (2:1), 1983 (2:1) dhe në vitin 1990 (2:0), ndersa Real Madrid ka fituar vetëm dy prej tyre në vitin 1936 (2:1) dhe në vitin 1974 (4:0).

Ndeshja e sotme mes dy klubeve më të suksesshme spanjolle nuk do të jetë e fundit për këtë sezon, pasi këto dy skuadra do të takohen edhe 2 herë në kuadër të gjysmëfinaleve në Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›