E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli i dhuron para një të pastrehu

Ai nuk është djali i keq, si e njohin të gjithë. Mario Balotelli i përfolur vazhdimisht në media për skandalet e tij është shfaqur me anën e tij më të mirë. Atë që mediat angleze e kanë cilësuar si ana tjetër e djalit të keq. I riu i Manchester Cityt, ka bërë një xhest human teksa i ka dhuruar para një të pastrehi krejt aksidentalisht.

Sipas tabloidit “The Sun”, Balotelli po kalonte aty, kur papritmas është ndeshur me një të pastrehë dhe ka dhuruar 1100 paunds. Sipas dëshmitarit që e ka parë ngjarjen, Balotelli është dukur një djalë shumë i mirë dhe tepër human. Sjelljet e këqija brenda fushës së futbollit dhe jashtë, të riun pos Italisë, po e shoqërojnë edhe në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›