Ancelotti: Lojtarët e mi nuk janë të moshuar

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se lojtarët e ekipit të tij nuk janë shumë të moshuar, pavarësisht se shumica e tyre janë 30 vjeç.
“Pas 30 vitesh, ju mund ta shfrytëzoni përvojën për të mbetur në nivel më të lartë. Mendoj se futbolli nuk është vetëm fizik, nuk është vetëm teknik. Është përvojë, aftësi për ta menaxhuar veten, për të qenë profesionist”.
“Kur ju rriteni në moshë, profesionalizmi përmirësohet çdo herë nëse jeni inteligjent. Mendoj se ky klub ka lojtarë shumë inteligjentë”, ka thënë Ancelotti.