E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me te moshuarit Bashkia fond special per bamiresi

Kandidati i demokratëve për Tiranën premtoi më shumë vëmendje për pensionistët. Këto premtime, Lulzim Basha i bëri teksa drekoi me një grup të moshuarish, jo pa shkak por me rastin e ditëlindjes së tre pre tyre, të cilët morën urimin në këtë ditë drejtpërdrejt nga kandidati demokrat.

“Unë do të përpiqem me mish e me shpirt për përmirësimin e kushteve të moshës së tretë në qytet. Bashkia mund, duhet dhe nën drejtimin tim do të investojë. Do të hapim më shumë qendra sociale, edhe për ata që vijnë gjatë ditës, ku të moshuarit do të kenë mundësi të marrin shërbim mjekësor falas, dhe aktivitete të tjera të përditshme”- tha Basha.

Basha premtoi shtim të qendrave sociale dhe përkujdesje të vazhdueshme ndaj tyre. Një tjetër premtim i tij ishte ai i vëmendjes për një tjetër komunitet, atë të jetimëve. Strehimi dhe arsimimi i tyre do të jenë prioritet, tha Basha.

“Brenda 4 viteve të ardhshme do ndërtojmë jo më pak se 1 mijë banesa sociale. Në krye të listës do të jenë jetimët sepse ata meritojnë përkrahjen kryesore”- tha Basha.

Basha garantoi se në bashkinë e Tiranë do të ketë një fond të veçantë që do të hapet për kontribute bamirësie, për të mbështetur financiarisht nënat kryefamiljare.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›