8 vjet nga vdekja e ish presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski
SHKUP- Është shënuar sot tetëvjetori i vdekjes së ish presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti ajror në afërsi të Mostarit. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi u shpreh sot se presidenti Boris Trajkovski ishte personalitet, i cili pa rezervë iu përkushtua atdheut të tij, Republikës së Maqedonisë. Ai ishte njeri i vërtetë popullor dhe puna e tij gjithmonë ka qenë në frymën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
Presidenti Trajkovski ishte person aktiv në gjithçka që bënte, duke besuar se të gjithë qytetarët e Maqedonisë pavarësisht origjinës së tyre etnike dhe religjioze, mund të jetojnë në harmoni të përbashkët. Në fatkeqësinë ajrore, përveç presidentit Trajkovskit, jetën e humbën 3 anetare te kabinetit te presidentit, 1 përfaqesues nga Ministria e Punëve të Jashtme, 2 anëtarë të sigurimit dhe 2 pilotë.
Hetimi që bënë organet kompetente të Maqedonisë dhe të Bosnjës, tregoi se shkak për rrëzimin ishin gabimet e ekuipazhit të bëra në procedurën gjatë afrimit në aeroportin e Mostarit në kushte të vështira meterologjike, mjegulla e dendur dhe moti i vranët.
(el.me/news24/BalkanWeB)