Bashkia Tiranë nis rehabilitimin e rrugëve të amortizuara
TIRANË- Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rehabilitimin e rrugëve, të cilat janë të armotizuara. Aktualisht ka përfunduar identifikimi i të gjitha segmenteve rrugore që paraqesin problem dhe ndërhyrja do të fillojë menjëherë në ato rrugë, ku amortizimi është më i madh për të vijuar më pas në të gjitha rrugët që kanë probleme.
Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli tha se deri tani ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike.
“Nga stafi i Bashkisë është bërë një planveprimi, për të suguruar rehabilitimin dhe përmbajtjen në një periudhë brenda një muaji. Kjo ndodh pikërisht tani, për vetë kushtet atmosferike, të cilat aktualisht na sigurojnë që këto punime mirëmbajtje të realizohen në cilësi dhe në kohë”,- deklaroi Drejtori i Planifikimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli.
Aktualisht bëhet fjalë mbi 50 segmente rrugore në kryeqytet. Një tjetër problem shqetësues mbetet edhe vjedhja e kapakëve të pusetave mungesa e të cilëve shpesh herë bëhet shkak për aksidente të ndryshme.
(el.me/news24/BalkanWeb)