E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri, dëmtohen Anderson dhe Ferdinand

LONDER- Mançester Junajtid është goditur nga dy dëmtime të rëndësishme dhe që mund të ndikojnë jo pak në ecurinë e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. I pari është braziliani Anderson, i cili doli i dëmtuar pas vetëm 19 minutash lojë në ndeshjen me Uest Hemin ditën e martë. Mjekët dje kanë bërë të ditur se ai ka këputur ligamentin e gjurit dhe do të qëndrojë jashtë për 6 muaj.
Në këtë mënyrë mesfushori i ka dhënë fund sezonit, duke i hapur jo pak punë teknikut Ferguson. Një tjetër problem është Rio Ferdinand, që sërish ka një dëmtim dhe nuk do të luajë në ndeshjen miqësore mes Anglisë dhe Egjiptit të mërkurën e ardhshme. Ferdinand do të mungojë në finalen e Kupës së Ligës të dielën ndaj Aston Vilës, por mund të rikthehet brenda 2 javësh.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›