E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu i Kosoves, Iv de Kermabon viziton Beogradin

BEOGRAD- Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Iv de Kermabon do të qëndrojë në Beograd më 2 dhe 3 mars për të diskutuar me zyrtarët serbe çështjet e sistemit të drejtësisë në veriun e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës janë informuar lidhur me këtë vizitë, synim i së cilës eshte te diskutohet mbi funksionimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicën Veriore.

Qëndrimi Kermabon në Beograd pason vizitën e përfaqësuesës së lartë të Bashkimit Evropian për politike të jashtme dhe siguri Kethrin Eshton në rajon, e cila bëri thirrje për bashkëpunim ndërrajonal. Gjykatat në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe u mbyllën pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e cila nxiti zemërimin e qytetarëve serbë.

EULEX-i shpreson të arrijë një zgjidhje që do të mundësonte rifillimin e punës së gjykatësve e prokurorëve vendas në ato gjykata që aktualisht kontrollohen nga Misioni i Bashkimit Evropian.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›