80-vjeçari nuk lejohet të hyjë në Greqi për shkak të vendilndjes Çamëri
Gjatë paradites së sotme, në kufirin grek ka ndodhur një tjetër incident me qytetarët shqiptarë, që kanë të shënuar si vendlindje Çamërinë.
Një 80-vjeçar nuk është lejuar të hyjë në doganën e Kapshticës për në Greqi, pikërisht për faktin se ka pasur të shënuar në pasaportë, Çamërinë si vendlindje.
Ky është rasti i disatë brenda pak muajve, kyr personat që kanë vendlindje Çamërinë nuk lejohen të hyjnë në Greqi.