E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Me Topin na ndan vota e 8 majit

Mazhoranca qeverisëse tashmë ka dalë hapur kundër presidentit Topi, që sipas të gjitha gjasave nuk do të rikandidohet në krye të këtij posti vitin e ardhshëm.

Kjo është lënë të kuptohet edhe nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, që në një intervistë për Panoramën ka thënë se vota e 8 majit e presidentit Topi e ndan nga ky i fundit.

Sakaq, Patozi nuk ka përjashtuar faktin që mazhoranca mund të kandidojë për postin e presidentit, Jozefina Topallin.

Me njërin më bashkojnë shumë gjëra, por sidomos, çdo të enjte, vota e përbashkët në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa me tjetrin më ndan vota e 8 majit, e hedhur gabimisht në kutinë tjetër, por që fati e deshi të dilte në dritën e diellit si objektin, ashtu dhe subjektin, ka thënë Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›