E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi Omonia kerkon te jete mes anketuesve

Anëtarë nga organizata 'Omonia' në Korcë kanë kërkuar të jenë pjesë e anketuesve të cilët do të merren me regjistrimin e popullsisë.

Sipas përgjegjësit të INSTAT Sami Mecollari mes 1400 personave që do të kujdesen për realizimin e këtij procesi në fazën e aplikimit janë paraqitur si aplikantë edhe 6 anëtarë të kësaj organizate.

Procesi i regjistrimit të popullsisë përfshin plotësimin e një procesverbali me 40 pyetje ku përvec të dhënave të tjera pikë kycë mbetet deklarimi i kombësisë. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm në deklarimin e e kësaj të fundit në të kundërt nuk do të mungojë penalizimi dhe aplikimi i sanksioneve nëse deklarohet kombësi e reme. Tashmë në qarkun e Korcës ka nisur punën edhe Komisioni i Censusit të popullsisë e cili është njohur nga afër me detyrat dhe prioritetet e këtij procesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›