Përfundon ndeshja e bamirësisë, të ardhurat për fëmijët e ‘Zyber Hallullit”
TIRANË- Është zhvilluar sot ndeshja e bamirësisë mes tifozëve Kuq e Zi dhe përfaqësuesve të qendrës mediatike ‘Kurajo’. Kjo ndeshje bamirësie e konceptuar edhe si spektakël është organizuar në stadiumin ‘Qemal Stafa’ me qëllimin që të gjitha të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave por edhe nga publiciteti që ju bë, të shkojnë për shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë.
Për këtë qëllim banka Credins hapi dhe numrin e llogarisë 341107, ku mund të japë donacionet e veta cdo qytetar që dëshiron të kontribuojë për fëmijët jetimë. Ndeshja përfundoi 4 me 2 për Tifozët Kuq e Zi.
(m.a/News24/BalkanWeb)