E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombësia, Dule: Do cojmë në Strasburg vendimin e Kushtetueses

TIRANË- Pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e cilësoi termin “kombësi” në gjendjen civile, si të papajtueshme me Kushtetutën shqiptare, ka reaguar edhe PBDNJ-ja. Në një deklaratë për shtyp Vangjel Dule, tha se beteja ligjore vazhdon, duke e cuar këtë cështje në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Ishte një vendim me ndikime të theksuara të një fryme pseudo-nacionaliste. Ai vendim ishte një autogol në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë”, tha Dule.

Dule për News 24 flet edhe për komentet e ish ministres së jashtëme greke Dora Bakojanis , se në vendimin e gjykatës kushtetuese për të shfuqizuar marrëveshjen detare, ka pasur influencë të fortë Turqia.

“Dëshiroj të ritheksoj edhe njëherë pikërisht elementin e ndikimeve të rrezikshme dhe të një rrëshqitjeje sistematike me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sic e shohim ne nga këndvështrimi i PBDNJ-së”, tha Dule më tej.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kombësia, Dule: Do cojmë në Strasburg vendimin e Kushtetueses

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›