81 të vdekur nga gripi i derrave
Autoritetet meksikane po i këshillojnë shtetasit e tyre të shmangin grumbullimet, të mos kenë kontakte të afërta e të qëndrojnë rreth dy metra larg njëri-tjetrit, për shkak të shtimit të frikës së përforcuar nga shfaqja e rasteve të reja të dyshuara apo të konfirmuara si infeksion nga gripi i derrave. Ndërkohë që edhe shtete të tjera publikuan njoftime këshilluese për udhëtarët dhe shtrënguan masat kundër virusit, të cilin Organizata Botërore e Shëndetit e konsideron "emergjencë për shëndetin publik në nivel ndërkombëtar".
Deri dje, 81 vdekje u përkufizuan nga ana e autoriteteve meksikane si "me shumë mundësi të lidhura" me një virus të ri vdekjeprurës. Testimi viral ka konfirmuar 20 prej rasteve, bëri me dije dr. Hoze A. Kordova Vilallobos, sekretari meksikan për shëndetësinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i rasteve të konfirmuara mbeti në 11. Në Zelandën e Re autoritetet bënë me dije se 22 studentë dhe 3 mësues, të cilët u kthyen nga një udhëtim trejavor në Meksikë, qenë infektuar nga virusi. Që të 25-të u kthyen në vend të shtunën, duke kaluar nga Los Anxhelosi. 14 prej tyre kanë shfaqur shenja më shqetësuese se të tjerët. Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re, Toni Riall, tha se 10 prej studentëve rezultuan pozitivë për gripin A. Kampionet e tyre të gjakut do t‘i dërgohen Organizatës Botërore të Shëndetit për të përcaktuar përfundimisht nëse bëhet fjalë për gripin e derrave H1N1, i cili është një prej varianteve të gripit A. Grupi i studentëve dhe mësuesve do të qëndrojë në karantinë deri në mesjavë, kur të mbërrijnë rezultatet e testeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Në Angli autoritetet bënë me dije se një pjesëtar ekuipazhi, i cili kishte shfaqur shenjat e gripit pas një udhëtimi nga Meksika në Londër, nuk kishte rezultuar pozitiv ndaj gripit të derrave. "Mund të konfirmoj se pacienti nuk është prekur nga gripi i derrave", tha Xhonatan Strit, zëdhënësi i spitalit "Northwick Park Hospital" të Londrës. "I kryem të gjitha testet dhe rezultuan negative". Në Izrael mjekët po kryejnë testet e nevojshme ndaj një burri, i cili është kthyer së fundmi nga Meksika dhe ka shfaqur shenjat e gripit.
Autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan gjatë fundjavës së shkuar, se disa prej rasteve të shfaqura në territorin e tyre ishin të njëjta me kampionet e virusit vdekjeprurës meksikan. Të gjithë pacientët janë shëruar, ose janë në shërim e sipër. Paniku mbi virusin e shtyu Kanadanë të publikonte një njoftim për të gjithë udhëtarët, ku thuhej se Agjencia e Shëndetit Publik po përpiqej të kapte çdo shenjë të shfaqjes së virusit në vend. Koreja e Jugut bëri me dije se kishte vendosur të testonte të gjithë pasagjerët që mbërrinin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Japonia ka parashikuar një mbledhje të kabinetit të ministrave për të hënën, për të përcaktuar masat që duhen marrë për ruajtjen e vendit nga virusi vdekjeprurës.