Të gjitha defektet e Billit
Një djalosh inteligjent, për më tepër edhe shumë problematik që shpesh i shkaktonte prindërve stres dhe situata të pakëndshme. Si ai, ka me miliona fëmijë anekënd botës, por jo të gjithë mund të jenë si Bill Gejts. Megjithatë, po të lexosh librin e kujtimeve të babait të njeriut më të pasur në botë, të duket sikur dëgjon përshkrimin e një adoleshenti të zakonshëm, si gjithë të tjerët. Arrogant, madje edhe i paedukatë. Me pak fjalë, një karakter i fortë, për të cilin i dha provat në vitet në vazhdim për t‘u bërë mbreti i padiskutueshëm i "software"-ve që ne të gjithë njohim. Evolucionin e djaloshit me syze e tregon Bill Gejts plaku, në "Showing up Gates", që pritet të dalë në SHBA, në ditët në vazhdim. Anekdota dhe kujtime nga albumi i familjes që për herë të parë, "gjyshi i ‘Mikrosoftit‘", kërkon t‘i tregojë publikut të madh. Në pritje për të lexuar fletët e librit, në "Wall Street Journal" mund të lexohen para kohe disa pjesë të shkëputura prej tij. Për gazetën e përditshme, babai i moshuar i Bill i ka besuar disa anekdota, si për shembull ajo e gotës së ujit. Ishte viti 1966, kohë kur themeluesi i "Mikrosoft" ishte 12 vjeç. Papritur, nga një fëmijë i bindur, ishte bërë një djalosh arrogant dhe i paedukatë, gjithnjë i gatshëm për t‘u grindur me prindërit dhe në veçanti me të ëmën, Meri. Në zënkën e radhës në tavolinë, babai i Bill humbi durimin, duke i hedhur gotën me ujë në fytyrë. "Faleminderit për dushin", iu përgjigj me ironi 12-vjeçari. Babai i Gejtsit, i rritur në vitet e Depresionit të Madh, ishte një burrë që përpiqej me çdo kusht të mbante të bashkuar familjen, edhe pse kishte vënë re se djali i tyre nga një ditë në tjetrën tregonte se kishte një inteligjencë prej të rrituri. "Diskutonte dhe bënte polemika për gjithçka, nga politika ndërkombëtare, biznesi e deri te kuptimi i jetës", ka treguar i ati. Ai tregon se ishte i lumtur që kishte një djalë kaq të zgjuar sa Bill. "Nuk ishte kështu e ëma. Atë e bezdiste ky fakt. Dukej sikur Bill i shpëtonte kontrollit të saj". Pas ngjarjes me gotën e ujit, Bill dhe Meri e çuan djaloshin e tyre te një psikolog, të cilit i tha pa asnjë ndrojtje: "Jam në luftë me prindërit e mi se kush duhet të komandojë në shtëpi". Mjeku, që u pozicionua menjëherë nga ana e Billit, i paralajmëroi prindërit se ishte më mirë që të ndryshonin ata sjellje, sepse djali i tyre kërkonte me çdo kusht të fitonte luftën e vogël të pavarësisë së tij. Nisi që këtu trajektorja që e çoi Gejtsin në zbulimin prirjes së tij profesionale: botës së madhe të informatikës. Falë lirisë që mori, që nga ai çast e më vonë nga prindërit, Bill nisi të kalonte shumë net në Universitetin e Uashingtonit, ku mund të kishte akses të lirë për të punuar në kompjuterë. Prindërit e mbështetën edhe në vendimin e vështirë që kishte marrë: të linte përgjysmë Harvardin dhe studimet për t‘i transferuar në Albuquerque, në Nju Meksiko, për të themeluar "Mikrosoftin". "Dëshira jonë ishte ajo që kanë të gjithë prindërit. Donim që të mbaronte universitetin", tregon i ati. Ai ishte në fakt një djalosh me shumë energji. Por është e vështirë të thuhet nëse ai përbënte një përjashtim. Ai kishte një kombinim të jashtëzakonshëm të inteligjencës dhe ambicies, por, natyrisht, nuk mund të parashikoje dot atëherë se do të vinte një kohë kur do të kishte "Mikrosoft".
"Nëse do të isha pyetur asokohe për të, pra nëse Gejts mund të bëhej një ditë sipërmarrës i suksesshëm i sektorit të softeve e atij të informatikës, në çdo rast do të priresha të thosha po. Ai ishte ambicioz, punonte fort dhe ishte shumë i shpejtë. Shpejtësia dhe zgjuarsia janë armët e tij", tregon një profesor që dikur i pati dhënë mësim në universitet.
Sot, babai i Gejtsit, 83 vjeç, është bashkëpresident i fondacionit filantropik, të krijuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij, Melinda. Lidhja e të dyve u bë më e fortë kur shtatë muaj më parë, mbreti i software-ve nisi të punojë me kohë të plotë në "Gates foundation". Që atëherë, at e bir punojnë së bashku, për herë të parë në jetë. Edhe sot, 54-vjeçari Bill nuk e ka harruar fëmijërinë. Në fakt, tregon se u ka kufizuar përdorimin e kompjuterit dhe internetit fëmijëve, duke i lënë të navigojnë në rrjet jo më shumë se 45 minuta në ditë. Bill Gejts, një prej njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri prej 45 miliardë eurosh, është i angazhuar në vepra bamirësie dhe jeton në një shtëpi gjigante me familjen e tij. Banesa ka 24 banjo dhe 6 kuzhina dhe aty mund të dëgjosh muzikë edhe nën ujë, duke notuar në pishinë. Çdo mysafir pajiset me një kartë të veçantë, që në të qindtën e sekondës mund të të gjejë se ku ndodhesh dhe ku mund të shkosh nëse të duhet diçka në shtëpinë gjigante, duke shmangur kështu që t‘i kërkosh ndihmë babait Uilliam. Në njërën prej dhomave të tij, në shtëpinë prej 20 mijë metrash katrorë, gjenden pikturat origjinale të Leonardo da Vinçit për të cilat Bill ka shpenzuar 30.8 milionë dollarë.