Kërkesa për referendum në Greqi trondit tregjet globale

Javën e kaluar liderët e Eurozonës ranë dakord që t’i falin 50 % të borxheve Greqisë dhe të forcojnë Fondin Evropian të Shpëtimit, por deklarata për të shkuar në referendum ka shkaktuar dyshime nëse ky plan do të mund të vihet në zbatim.
Kështu, Bursa “FTSE” në Londër ra menjëherë me 2.1 %, “DAX” e Frankfurtit ra me 3.5 % dhe “CAC- 40” në Paris shënoi rënie me 3.2 %. Më herët “Nikkei” e Tokios ra me 1.7 % ndërsa “Hang Seng” e Hong Kong-ut ra me 2.5 %.
Bursat kryesore evropiane kanë shënuar rënie edhe para deklaratës së Papandreut gjithashtu, (“FTSE”, “Dax” dhe “Cac-40” kanë rënë me mbi 3% të hënën).
Sondazhet në Greqi thonë se shumica e popullit grek nuk e mbështet marrëveshjen e re me Bashkimin Evropian./Start/F. Prroni/
2011-11-01 12:00