Strugë, digjet flamuri i Maqedonisë
Flamuri shtetëror i Maqedonisë është djegur dje pasdite nga një qytetar në komunën e Strugës. Policia ka ndaluar personin që i ka vënë flakën flamurit. I ndaluari është Minir Ismaili, 47 vjeç nga Shumi i Strugës.
Dëshmitarët kanë theksuar se Ismaili, në gjendje të revoltuar ka nxjerrë një flamur që barte me vete dhe i ka vënë flakën në hyrje të godinës së komunës.
Organet e rendit pas një bisede informative me qytetarin që kreu aktin e djegies, jo zyrtarisht kanë theksuar se bëhet fjalë për person të revoltuar.