PE, miratohet projekt rezoluta për Kosovën
Miratohet projekt-rezoluta e hartuar nga eurodeputetja Ulrike Lunacek për integrimin europian të Kosovës.
Votimi eshte bere nga Komisioni për politikë të jashtme në Parlamentin Europian.
Pasi jane degjuar gjithe diskutimet, anëtarët e Komisionit votuan të 209 amendamentet e hartuara nga eurodeputetja Lunacek.
Sipas rezolutes rikonfirmohet perfitimi i liberalizimit te vizave nga ana e Kosoves, nëse do të përmbushë të gjitha kushtet. Gjithashtu rezoluta përshendet edhe vendimin e dhjetorit të kaluar të Këshillit të BE-së i cili përcakton nisjen e dialogut për vizat pa paragjykim ndaj qëndrimit që kanë shtetet anëtare ndaj statusit të Kosovës.