E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 Janari”,Ina Rama dhe kreu i SHISH sot para komisionit

Dy krerët e institucioneve të rëndësishme, janë sulmuar jo pak që prej asaj dite nga kryeministri Sali Berisha dhe maxhoranca në përgjegjësi, duke i konsideruar si pjesëmarrës në të ashtuquajturin “grusht shteti”.

Kryeministri Berisha e sulmoi kryeprokuroren pas lëshimit të gjashtë urdhër-arresteve për drejtuesit e Gardës së Republikës, çka ishte edhe pika më e debatueshme që futi institucionet në konflikt, ndërsa Bahri Shaqiri akuzohet se nuk ka dhënë informacione paraprake mbi atë çka do të ndodhte, edhe pse kishte paralajmërime nga Policia e Shtetit.

Në listën e zyrtarëve të lartë të thirrur nga komisioni është edhe presidenti Bamir Topi, i cili pritet të dëshmojë nesër në mbrëmje, megjithëse deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nëse ai do të dëshmojë ose jo. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-02 11:03
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›