E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Pukë, dy të vdekur e dy të plagosur rëndë

Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi kur një automjet tip fuoristradë Land Rover, me drejtues mjeti Mark Pashk Leka, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë rreth 200 m thellë.

Për pasojë, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit Mark Pashk Leka, 42-vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe Afrim Xheka, 37-vjeç. Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur shtetasit Preç T., 50-vjeç si dhe Ndue Sh., 42-vjeç. Efektivët e policisë rrugore të Qarkut Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur nxjerrjen e të dëmtuarve nga ky aksident.

Dy shtetasit e dëmtuar rëndë në këtë aksident rrugor po transportohen me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të Qendrave Spitalore të Tiranës. Aktualisht në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor i Policisë rrugore për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Policia sqaroi gjithashtu se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë rrëshqitja e automjetit, megjithëse ka qenë i pajisur me zinxhirë.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-02 15:16
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›