Udhëtonin mbi tren, vdesin 18 indianë

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet vendase, të cilët saktësuan se në krahinën Uttar Pradeş disa të rinj në përpjekje për tu kthyer në shtëpi dhe pasi nuk patën vend në tren, vendosën të hipnin sipër tij. Ata humbën jetën pasi u përplasën me një nënkalim të ulët.
Nga aksidenti mësohet se nëntë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Pas zemërimit të shkaktuar nga pritja dhe pasi nuk arritën të blinin biletat, para se të niseshin për në shtëpitë e tyre, të rinjtë i vunë flakën 5 autobusëve dhe një pike karburanti.
/Start/F. Prroni/
2011-02-02 10:38