Demonstrata, Prokuroria: Tubim i paligjshëm, jo puç shteti

Burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës kanë pohuar dje se procedimi penal është regjistruar një ditë pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura pranë Kryeministrisë në Tiranë.
Sipas organit të akuzës, neni i Kodit Penal, të cilit i referohet ky procedim, është 262, pika 3, që parashikon “organizimin dhe pjesëmarrjen në tubime të paligjshme”. Sipas këtij neni, “organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në dhënien e lejes, kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në dy vjet burg. Sipas Prokurorisë, të cituar nga e përditshmja “Panorama”, hetimi ka nisur për organizatorët e demonstratës, të cilët ndonëse kishin marrë lejen e policisë, e kanë shkelur atë.
Në kërkesën për leje, PS dega Tiranë kishte parashtruar se tubimi do të ishte paqësor, por situata një ditë pas dhënies së lejes ishte krejt tjetër, pasi demonstruesit u përleshën me policinë dhe Gardën. Burime nga organi i akuzës thanë dje se krahas me ngjarjet e dhunshme në demonstratë, po vazhdon hetimi për padinë e bërë nga Policia e Shtetit ndaj disa politikanëve që dyshohet se kanë nxitur dhunën.
Bëhet fjalë për kallëzimin penal që Policia e Shtetit bëri në Prokurori me akuzën “thirrje publike për dhunë” ndaj Spartak Ngjelës dhe Skënder Gjinushit. Ngjela, në dy deklarata nga Spitali Ushtarak dhe nga një studio televizive, sipas denoncimit të policisë, ka bërë thirrje për dhunë mbrëmjen e 21 janarit.
Ndërkohë, kallëzimi akuzon edhe Skënder Gjinushin, i cili sipas padisë, publikisht e ka krahasuar Shqipërinë me ngjarjet e dhunshme që ndodhën në Tunizi. Prokuroria e Tiranës tha se është në fazën e mbledhjes së materialeve nga mediat, për dokumentimin e deklaratave të Ngjelës e Gjinushit, të cilët do të thirren së shpejti për të dhënë shpjegime para hetuesve mbi deklaratat që kanë bërë publikisht.
Prokuroria e Tiranës i ka tërhequr vëmendjen dje policisë për rrezikun e lirimit nga paraburgimi të 29 personave të arrestuar pas demonstratës së 21 janarit me akuzat për kundërshtim të policisë dhe shkatërrim prone. Sipas Prokurorisë, masat e sigurisë të dhëna nga gjykata me nga 15 deri në 20 ditë burg janë duke përfunduar. Në përfundim të afatit të këtyre masave, sipas Prokurorisë, për të gjithë personat do të bëhet rivlerësim i masave të sigurisë. Nëse nuk ka prova të reja, personat rrezikojnë të lirohen. Sipas Prokurorisë, afati i mbajtjes në burg të 29 personave po kalon dhe policia ende nuk ka servirur asnjë provë shtesë.
“Nëse na sjellin prova në ditët e mbetura para seancave të rivlerësimit të masave, do kërkojmë arrest me burg pa afat për këta persona, por nëse policia nuk sjell prova të reja shtesë, do të detyrohemi të kërkojmë ndjekje penale në gjendje të lirë”, kanë thënë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, aktualisht ka prova vetëm për shtatë persona të arrestuar me urdhra ndalimi nga Prokuroria, të cilët janë evidentuar prej pamjeve filmike të administruara në dosje. Ndërkohë, për 29 shtetasit që janë lënë në arrest me burg me 15 apo 20 ditë afat, nuk ka pamje të administruara në dosje nga policia. /Start/
2011-02-02 11:26