E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 Janarin”, Rama: Hetimi i paplotë pa përfshirë Berishën

Megjithatë, ai theksoi se hetimi do të mbetej i paplotë nëse nuk përfshihen edhe urdhëruesit e vrasësve. 

“Hetim të paplote e të pamjaftueshëm për 21 janarin, nëse bashkë me ekzekutoret nuk përfshihen urdhëruesit e lartë”, thekson Rama.

 “Shprehemi për një mbështetje pa ekuivok për prokurorinë, por pa hetuar Berishën dhe Bashën, hetimi ndaj cdo figure tjetër politike ngjan i padrejtë. Si mund të mos hetohen 2 hallkat vrastare të 21 janarit. Shpresoj që kjo të mos mbetet kështu. Jo në funksion të interesit të palëve, por në funksion të interesit të thellë të drejtë të paanshëm dhe të pavarur te hetimit”, shton ai.

 Ai përgëzoi punën e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme për zbardhjen e vrasësit të Faik Myrtajt. “Identifikimi i vrasësit të të ndjerit Faik Myrtaj, komandanti famëkeq i Gardës dhe arrestimi i tij është një lajm lehtësues edhe pse mbeten tre vrasje për t’u zbardhur. Edhe arrestimi i ekzekutorit të zhdukjes së provave filmike nga serveri i kryeministrisë është lajm i mirë, që duam të besojmë se do të thellohet deri në fund. Kërkojmë në emër të familjeve të viktimave dhe popullit opozitar çuarjen e hetimit te përgjegjësit e mëdhenj të hapjes së zjarrit që nuk janë ekzekutorët, por urdhëruesit”, vijoi.

Rama e ka quajtur  të paligjshëm vendimin e Gjykatës për lënien në arrest shtëpie për të akuzuarit për vrasje. Ai kërkoi nga Gjykata e Apelit që të revokojë sa më shpejt këtë masë të papranueshme dhe të pranojë kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg”.

Për sa i përket heqjes së imunitetit, Rama tha se opozita është e hapur për këtë vendim. “Asnjë ngurrim nga ne, nëse prokuroria kërkon mandatet e 3 deputetëve. Unë personalisht jam gati të hetohem së bashku me ta, dhe se kuptoj se cfarë kanë bërë 3 deputetët më shumë se unë në organizimin e demonstratës së 21 janarit. E di fare mirë që asnjë nga deputetët s’ka bërë më shumë vetë për të organizuar demonstratën e 21 janarit. Ne të gjithë deputetët jemi të gatshëm të kontribuojmë në procesin hetimor, duke thënë të vërtetën , më shumë se të vërtetën asgjë më shumë se të vërtetën. Apel prokurorisë, të na përfshijë të gjithëve mua të parin në hetimit e saj dhe kam gjithë gatishmërinë të jap kontributin tim ashtu siç kemi të gjithë gatishmërinë për të dhënë kontributin tonë”, tha më tej. /Start/

                                                                                             2012-01-24 13:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›