Rama në “Twitter”: Jozefina s`di ç`flet, Saliu duhet hetuar
“Nuk kalohet lumi me llomoti”. Kështu ka ironizuar kryparlamentaren Topalli, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Në një reagim në rrjetin social “Twitter” ai shkruan :
“Jozefina si Jozefina,s `di c `flet po flet e flet pa kuptuar qe kete here s `kalohet lumi me llomoti se cdo shqiptar e di:Saliu duhet hetuar!”
Më herët mes debateve të shumta mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve vendosi që ditën e premte në orën 10:00 të nisë procedurën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë duke dëgjuar edhe shpjegimin e tyre. Gjithashtu kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar Këshillit që të përcaktojë relatorët dhe nesër të fillojë thirrja e deputetëve për të cilët kërkohet heqja e imunitetit të japin shpjegimet e tyre në përputhje kjo me rregulloren.