Ekspertë të ODIHR-t në Tiranë për reformën zgjedhore

Me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë, ODIHR-i do të ofrojë këshillim për ndryshimet e planifikuara në Kodin Zgjedhor, që do të hartohen nga Komisioni i Posaçëm, përpara zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen në pranverën e vitit 2013.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve më të gjera të ODIHR-it për të ndihmuar Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, bazuar në kërkesën e tyre, për të siguruar që zgjedhjet të mbahen në përputhje me angazhimet e tyre ndaj OSBE-së dhe me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike”, tha Beata Martin-Rozumilowicz, drejtuese e Departamentit të Zgjedhjeve në ODIHR. “Sipas praktikës së mirë, të pranuar gjerësisht, që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të paraqiten të paktën një vit përpara zgjedhjeve, ODIHR-i është i gatshëm ta ofrojë menjëherë ndihmën e tij”, shtoi ajo.
Vizita e parë e një grupi ekspertësh do të zhvillohet në datat 24-27 janar dhe gjatë saj do të zhvillohen edhe takime me Kryetaren e Kuvendit, komisionin e posaçëm dhe grupin e ekspertëve teknikë të zgjedhjeve, si dhe me përfaqësuesit e partive të vogla politike, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar. Mbështetja e ODIHR-it pason raportin e përfundimtar të kësaj Zyre për zgjedhjet vendore të 8 Majit 2011 dhe të opinionit të përbashkët për Kodin Zgjedhor, të publikuar nga ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, në dhjetor 2011. Ndihma ofrohet përmes një projekti të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, me mbështetje financiare të Mbretërisë së Bashkuar. /Start/
2012-01-24 13:27