Arvizu takim me Topi, flasin për aktualitetin

Pavarësia dhe mirëfunksionimi i institucioneve të pavarura kushtetuese, reforma në drejtësi, ligjet e nevojshme që kërkojnë një shumicë të cilësuar në Parlament, miratimi i Gjykatës Administrative, sfidat politike dhe ato të integrimit, me të cilat pritet përballja gjatë vitit 2012 si dhe situata në rajonin e Ballkanit ishin disa nga çështjet e diskutuara në këtë takim pune.
Në kuadër të trajtimit të tyre, Presidenti Topi dhe Ambasadori Arvizu nënvizuan rëndësinë e arritjes së rezultateve konkrete pozitive nëpërmjet bashkëpunimit konstruktiv mes të gjitha forcave dhe aktorëve politikë në vend.
“Do të vijojë të apelojë në kërkim të përcjelljes së këtyre mesazheve për klasën politike shqiptare në përmbushje të detyrës së tij kushtetuese si Kryetar Shteti, por dhe me një përgjegjësi të lartë qytetare”, ka theksuar Topi. “Deri në përfundim të mandatit si President i Republikës, do të kontribuoj maksimalisht, me të gjitha kompetencat kushtetuese, në përmbushjen e aspiratave integruese dhe të interesave kombëtarë të popullit shqiptar”, ka shtuar ai.
Nga ana e tij, Ambasadori Arvizu shprehu vlerësimin për Presidentin Topi, për bisedën dhe mendimet e shprehura në këtë takim, që konfirmojnë pozicionin institucional dhe kushtetues të Kreut të Shtetit shqiptar, duke theksuar nevojën për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe funksionimin ligjor e profesional të institucioneve të pavarura kushtetuese. /Start/
2012-01-24 13:22