“21 janari”, Gardisti: Llupo më mori armë pasi iu bllokua

Gardisti Renis Tahiri, deklaroi para trupit gjykues se atë ditë, Agim Llupo i kishte kërkuar armën, pasi arma që kishte më përpara ishte bllokuar për shkak të të shtënave.
Arma ishte ndërruar në furgonin e Gardës, ishte ashtu sikurse ka arritur në përfundim ekspertiza amerikane. Sipas FBI-së, Llupo, ka qëlluar me një armë automatik pistoletë mp5 a2. Në seancë dëshmuan edhe Ilir Duraku dhe Përparim Pashukaj.
Para togave të zeza, Duraku tha se ish-shefi i Gardës, Ndrea Prendi nuk kishte pranuar të shkonte në spital, edhe pse kishte mbetur i plagosur me mjete të forta. Prendi dhe Llupo, akuzohen për vrasjen e tre demonstruesve gjatë ngjarjes tragjike të 21 janarit. /Start/
2012-07-27 15:21