Tiranë, asgjësohen mbi 1 mijë bimë kanabis

Operacioni i koduar “LUCA 3”, bëri të mundur zbulimin e 9 parcelave të mbjella me bimë të ngjashme narkotike të llojit kanabis sativa në pyllin e fshatit Luce, në pjesën lindore të liqenit të Bovillës të Komunës Zallbastar.
Nga kryerja e veprimeve procedurale në vendin e ngjarjes u bë asgjësimi i 1063 bimëve të ngjashme narkotike të llojit kanabis sativa me djegie me zjarr, në të 9 parcelat si dhe u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekspertim të mëtejshëm labaratorik 4 bimë të vogla me lartësi 60 cm dhe 12 bimë të mëdha me lartësi 200 cm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Start/
2012-07-27 14:29