Noka-policisë: Masa të rrepta kundër krimit e aksidenteve
Ai theksoi se ofron mbështetjen e tij maksimale në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Ai u ka dhënë edhe katër porosi ndaj policisë, si rritja e forcës goditëse kundër krimit dhe të inkriminuarve, luftën ndaj korrupsionit, goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes, si dhe menaxhim efikas i konflikteve, veçanërisht ato që lidhen me pronësinë.
“Situata e mësipërme kërkon ndërhyrje të mëtejshme në përmirësim të metodave drejtuese, organizuese e kontrolluese si dhe profesionalizëm cilësor të strukturave të policisë”, tha Noka.
Për sa i përket aksidenteve rrugore, kreu i Ministrisë së Brendshme, kërkoi që të evidentohen burimet e aksidenteve, zbatimi i ligjit me rigorozitet për masat parandaluese, zbatimin e Kodit të ri rrugor, hartimin e një strategjie me Drejtorinë arsimore në Tiranë por edhe me institucione të tjera arsimore, për ta bërë Kodin Rrugor, pjesë të kurrikulës arsimore.
“Të hartohet një strategji e qartë me masmedian për sensibilizim të opinionit mbi respektimin e normave te legjislacionit rrugor. Të bashkëpunohet me te gjitha strukturat vendore për sigurinë në rrugë, me vëmendje të shtuar kryesisht për këtë periudhë të mbetur të Sezonit Turistik. Të zbatohet dhe të ndiqet me rigorozitet maksimal Akti Normativ i Qeverisë për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare”, tha më tej. Gjithashtu, Noka kërkoi që të rritet vëmendja në pikën kufitare të Rinasit për kapjen e personave të inkriminuar apo goditjen e trafikut. /Start/
2012-07-27 12:33