E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndarja e mandateve, dorëzohen propozimet e 26 partive

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, njëri prej ideatorëve, tha për mediat, se paketa e propozuar synon ndryshimin vetëm të asaj pjese të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me shpërndarjen e mandateve të deputetëve.

“Sapo kemi dorëzuar në Protokollin e Kuvendit të Shqipërisë një shkresë në mënyrë të detajuar për mendimin e Kodit Zgjedhor në lidhje me formulën e shpërndarjes së mandateve. Sigurisht këto janë disa formula që ne kemi parashtruar në mënyrë që të ndihmojmë komisionin parlamentar të Reformës Zgjedhore. Ka edhe formula të tjera, të cilat do të duhen ne do të ndihmojmë. Kemi shpresën se dy përfaqësuesit do të shqyrtojnë edhe këtë alternativë, në mënyrë që të barazohet vota e qytetarëve, aq shumë e nevojshme”, theksoi Milo.

Ai shtoi se shpresonte që për kërkesën e këtyre partive politike të informohej edhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, i cili mbërrin të enjten në Tiranë. “Ne shpresojmë që z. Fyle që vjen nesër në Tiranë të mund të marrë dijeni për iniciativën e 26 partive politike për të përmirësuar Kodin Zgjedhor dhe që shkon në rrjedhën e kërkesave që i bëhen Shqipërisë për të plotësuar standardet evropiane. Besoj se z. Fyle do të informohet edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, z. Sequi për kërkesat tona të drejtat. Ajo çka kërkojmë dhe që ka gjetur mbështetjen parimore edhe të dy partive të mëdha. Kjo nuk ka të bëjë me kërkesat e disa partive politike, por të një parimi kushtetues për barazinë e votës”, theksoi Milo.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Republikane, Arian Madhi, u shpreh se 4 janë propozimet e bëra në këtë drejtim. “Ne kërkojmë vetëm një ndryshim, atë për ndarjen e mandateve të partive që janë brenda koalicioneve zgjedhore. Ne ofrojmë modelin danez  për ndarjen e mandateve. Nuk ndryshon asgjë nga të gjitha dispozitat e Kodit Zgjedhor”, theksoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-02 13:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›