E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Mirëpres angazhimin e Fatmir Limajt në politikë

TIRANË- Kryeministri Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës për lirimin e deputetit Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij. 

Kryerministri kosovar nëpërmjet një njoftimi për mediat ka duke uruar rikthimin në angazhimet shtetërore dhe familjarëve të të akuzuarve të rastit “Klecka”, Thaçi ka shprehur besimin e plotë në lirimin e shpejtë edhe të Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, raporton Kosovapress. 

Gjithashtu, Thaci ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve në Ferizaj, duke falënderuar qytetarët e Ferizajt për kulturën e treguar në këto zgjedhje si dhe marrëveshjen e OSBE me shtetin serb për lehtësimin e tyre.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›