E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Albpetrol”, nuk ka as leje mjedisore

 Sipas drejtorit të Agjencisë Rajoinale të Mjedisit, Sajmir Hoxha, kjo kompani punon pa leje mjedisore, megjithëse është ndotësja kryesore e mjedisit.

"Specialistët dhe drejtuesit e kësaj kompanie nuk kanë konceptin e paisjes me leje mjedisore. Për vitin 2011 ata kanë aplikuar kërkesën për lejen, madje kanë paguar dhe tre fatura me nga 50.000 lekë secila, por nuk janë paisur, pasi nuk kanë kryer procedurat e tjera ligjore”, thote Hoxha.

Ai sqaron procedurën teknike dhe juridike të marrjes së lejes mjedisore. “Kompania duhet të përzgjedhë një studio private që të monitorojë shkallën e ndotjes dhe të hartojë raportin përkatës për  të gjitha qendrat e prodhimit dhe objektet e tjera që ka nën administrim Albpetroli”, shprehet Hoxha.

Sipas tij, raporti që ka sjellë kompania është i pa vlefshëm ligjërisht, pasi nuk mund të pranohen analizat e shkallës së ndotjes të kryera nga vet ndërmarrja. Sipas Hoxhës, për këtë vit kompania ka filluar procedurat, ndërkohë që Agjencia i ka qartësuar detyrimet ligjore që ka kompania në drejtim të ruajtjes së mjedisit, uljes së shkallës së ndotjes dhe përmiresimit të kushteve. Drejtuesit e kompanisë Albpetrol kanë preferuar heshtjen përballë akuzave të Agjencisë Mjedisore. Ata janë mjaftuar vetem me bunkerizim të informacionit. /Start/

                                                                                             2012-04-08 15:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›