Skënderbeu në Prishtinë zbret përkohësisht nga “froni”
PRISHTINË-Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë është zbritur përkohësisht nga “froni” për t’u ngritur në të njëjtin vend dhe më lart në verë, në punimet e filluara këtë pranverë për ndërtimin e Sheshit të Pavarësisë Ibrahim Rugova në kryeqytetin e Kosovës.
Deri atëherë Shtatorja e Kryetrimit Skënderbeut hipur mbi kalin e tij është e vendosur e mbulur për të mos u dëmtuar në oborrin e një prej ndërtesave qeveritare, pranë Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Ndërtimi i sheshit, sipas projektit, përfshin nivelizimin e sipërfaqes tek Shtatorja e Heroit Kombatër, Skënderbeut, e cila është ngritur në 28 nëntor të vitit 2001 në një ditë feste të madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, të tretën në Kosovën e lirë.
Projekti për ngritjen e Sheshit të Pavarësisë Ibrahim Rugova në Prishtinë, përballë selive të Kuvendit dhe të Qeverisë kosovare është përuruar pak ditë pas 17 Shkurtit historik 2008, të shpalljes së shtetit të Kosovës.
Për lirimin e hapësirës për sheshin fillimisht janë rrënuar disa objekte të vjetra, që kryesisht shfrytëzoheshin nga tregëtarët dhe zejtarët, e që nuk kishin ndonjë rëndësi të trashëgimisë kulturore e historike.
Ndërsa, pranë sheshit pritet të rinovohet një ndërtesë që dikur ishte hotel një kohë me emrin “Skënderbeu”, projektuar nga një arkitekt austriak dhe ndërtuar në vitin 1927 dhe që paraqet vlerë të arkitekturës dhe kulturës evropiane të fillimshekullit XX.
Sheshi i Pavarësisë Ibrahim Rugova do ketë 12 mijë 800 metra katrorë, ndërsa për ndërtimin e tij komuna e Prishtinës ka ndarë 4 milionë e 375 mijë euro.
Në hapësirën e sheshit do jenë edhe tre fontana, një prej të cilave te Shtatorja e Skënderbeut. Ndërtimi në qendër të Prishtinës i sheshit me emrin e Presidentit historik, ideatorit e arkitektit të pavarësisë kosovare, do përfundojë në këtë vit të festës së madhe të gjithë kombit – 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)