Shëndetësia, Berisha: Renditemi tek vendet e zhvilluara. Sfidë financimi
TIRANE-Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua mbledhja e Task-Force për reformën në shëndetësi, ku u pasqyrua gjendja aktuale e sistemit tonë shëndetësore, sistemi financiar dhe përpjekjet për luftimin e korrupsionit në këtë sektor.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha theksoi se përbën një arritje historike fakti që Shqipëria renditet tashmë në grupin e vendeve të zhvilluara për sa i përket treguesve që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor të një vendi, siç janë vdekshmëria foshnjore apo ajo amtare apo vdekshmëria në tërësi e popullatës. “Këto arritje duhet të jenë një frymëzim i ri i madh për të gjithë sistemin tonë, në mënyrë që ti përsosim shërbimin shëndetësor në të gjitha hallkat e tij, të mund të afrojmë një shërbim shëndetësor cilësor dhe natyrisht objektivat që duhet të ndjekë nuk janë më të thjeshta. E vërteta është që janë një sfidë e vërtetë.” u shpreh Kryeministri.
Por, kreu i qeverisë komentoi dhe sistemin e financimit për sistemin shëndetësor, ku sipas tij për këtë cështje ka një debat të hapur.
“Ne jemi në fushën e mundësive reale ne shumë aspekte, por ne duhet të zgjidhim në mënyrë përfundimtare mekanizmin financiar, si mekanizëm eficent. Duhet të shmangim gabimet që kanë bërë të tjerët në këtë mekanizëm dhe që nuk e lëvizin dot, duhet të mendojmë menjëherë për qëndrueshmërinë e tij sepse nuk ka patur dhe ndofta nuk ka më të mirë se sistemi gjerman , por përsëri ka një debat të madh lidhur me mekanizmin e financimit. Donin të ndryshonin, por nuk e ndryshonin dot sepse ata janë gjigand, të cilët e bëjnë të vështirë vendimmarrjen. Ndaj dhe ne i studiojmë të gjitha këto sot. Ne kemi një avantazh, ne jemi në ndërtim e sipër dhe kjo na jep ne mundësi të vendosim standardet më të mira”.
Sipas Berishës, zgjidhja e sistemit të financimit është një sfidë më vete, por që ende nuk është finalizuar.
E vërteta është që janë një sfidë e vërtetë. Sërish në themel duhet të jetë financimi. Asgjë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa një sistem efecient financimi. Besoj se këtu biem dakord dhe ka një gjë të cilin ju të gjithë e njihni. Nuk është suksesi i një sistemi , nuk është performanca e një sistemi. Është një raport me përqindjen e buxhetit që merr. Më shumë se çdo gjë tjetër përcaktohet nga eficenca e përdorimit të këtij buxheti, mënyra se si do ta përdorim. Është bërë një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të protokolleve, por përsëri ky proces kërkon finalizimin”.
Më tej, Kryeministri shprehu kënaqësinë qe vdekshmëria foshnjore ne vend ka arritur te jete një shifrore, "Shqipëria sot arriti të ketë vdekshmëri amtare në një nga nivelet më të ulëta, Shqipëria sot qëndron në krye të të gjithë vendeve ish komuniste për vdekshmërinë e të rriturve më të ulët. Ka një studim, i cili ka studiuar vdekshmërinë nga viti 70 deri në 2010. Ne jemi afër portugezëve”.
Gjate mbledhjes dhe diskutimeve me grupin e Task Forcës një vend te veçantë Kryeministri i dha zhvillimit dhe forcimit te shërbimit te kardiokirurgjisë se fëmijëve, per rolin e madh qe ka ky shërbim ne trajtimin e hershem te defekteve te zemrës te fëmijët.
Kryeministri vuri theks të veçantë që duhet rritur numri i pacientëve që përfitojnë nga transplanti i veshkave këtu në Shqipëri.
Sa i përket cështjes së korrupsionit, Kryeministri theksoi se qeveria nuk do të reshtë përpjekjet për një sistem shëndetësor jashtë korrupsionit, ndonëse situata në këtë drejtim është përmirësuar ndjeshëm. “Studime të besueshme të opinioneve faktojnë se ka më shumë se përgjysmim, qartësisht më tepër se përgjysmim të ryshfetit, por u shpreh kryeministri, ne duhet të arrimë të realizojmë transparencën në çdo veprim tonin, në mënyrë që vetëm korrupsion të mos ketë.”
Në këtë kontekst, kryeministri kërkoi gjetjen dhe zbatimin e mekanizmave sa më efikase për të luftuar korrupsionin në çdo hallkë dhe për të rritur transparencën.
“Të bëjmë gjithçka për një sistem shëndetësor jashtë korrupsionit. Nuk është më situata që ishte. Studime të besueshme të opinioneve faktojnë më shumë se përgjysmim, qartësisht më tepër se përgjysmim të ryshfetit. Tjetër gjë është opinioni, pasi ka një diskordancë të madhe mes perceptimit dhe realitetit, por ka mundësi që ne të arrimë të realizojmë transparencën në çdo veprim tonin burokratik në mënyrë që vetëm korrupsion të mos ketë”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama-Berishës: Shëndëtësia sot qamet i zi për shqiptarët VIDEO: Shëndetësia, Berisha: Renditemi tek vendet e zhvilluara. Sfidë financimi