E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi e “kalon një shkallë”

Pasi u njohën me një prezantim të bërë nga zonja Meksi lidhur me eksperiencën e saj profesionale në fushën e financave dhe ekonomisë, anëtarët e komisionit vlerësuan kandidaturën e saj dhe e miratuan.

Ndërkohë, gjatë ditës u mblodh edhe grupi i PS-së, i cili vendosi që Meksi të ishte kandidate zyrtare e Partisë Socialiste për këtë pozicion.

Dje ishte thënë se Meksi e kishte kundërshtuar këtë post për shkak të pasigurisë për t’u zgjedhur në Parlament, por sot ajo kaloi në komision edhe me votat e mazhorancës.

Më parë, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si edhe kandidaturat e propozuara nga Këshilli i Ministrave për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Tre emrat që kanë kaluar tek komisioni i Ekonomisë pritet të votohen në Parlament, ku me siguri nuk pritet ndonjë pengesë duke qenë se palët kanë rëndë dakord. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-03 14:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›