E Diel, 1 Nëntor 2026

“Amnisti” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin

“Amnisti” është filmi i parë në historinë e kinemasë shqiptare që merr pjesë në këtë festival të njohur edhe si “Berlinale”, i cilësuar si një nga tre festivalet më të rëndësishëm të Evropës dhe me audiencën më të madhe të festivaleve në botë. Filmi i Bujar Alimanit, që nsijen e ka nga një ngjarje reale, tregon historinë e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme. Ata dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë.

Regjisori shqiptar që jeton në Athinë ka zgjedhur për të interpretuar në filmin e tij aktorët Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj. Neritan Zinxhiria dhe Elena Dhimitrakopoulou janë as/regjisorë, skenograf Shpëtim Baça ndërsa kostumografe Ermira Turkeshi. Filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Alimani është prodhuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe do të marrë pjesë në edicionin e 6-të të “Berlinale”-s, që shfaqet në datat 10-20 shkurt të këtij viti.

“Amnisti” i ka filluar xhirimet në fund të shtatorit 2010 në Tiranë dhe Pogradec, duke shënuar kështu një rekord për kohën tre mujore të përgatitjes së tij. Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në njoftimin për shtyp, e cilëson këtë event të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare dhe për këtë arsye do të organizojë një konferencë për shtyp në 11 janar, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë regjisori Alimani. Bujar Alimani është regjisori i disa filmave me metrazh të shkurtër si: “Katoi”, “Gaz”, “Busulla” etj.

                                                                                             2011-01-09 14:28
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›