E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në maj raporti i parë për heqjen e vizave

Raporti i parë i vëzhgimit për këtë proces do të publikohet pas 5 muajsh.

“Komisioni e ka vlerësuar në mënyrë të veçantë vendimin për heqjen e vizave nga Këshilli, sipas rekomandimit të tij, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë të drejtë të lëvizin pa viza në vendet e BE-së. Është miratuar po ashtu një mekanizëm vëzhgimi dhe për këtë do të ketë një raport të parë pas 5 muajsh. Atëherë ne do të kemi në dorë tendencat dhe shifrat e para”,  tha Michele Cercone, zëdhënësja  komisioneres për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom në një intervistë për Alsat. 

Ajo shtoi se ndërkombëtarët kanë besim tek qeveria shqiptare dhe qytetarët e saj për zbatimin e rregullave për heqjen e vizave afatshkurtra. “Siç e kemi thënë tashmë, ne kemi besim te qeveria dhe qytetarët shqiptarë. Është shumë e rëndësishme të përfitojmë nga kjo liri pa abuzuar me të. Dhe ne besojmë se punët do të shkojnë mirë”,  tha Cercone. Shqipëria dhe Bosnja përfituan nga procesi i heqjes se vizave në 15 dhjetor të vitit që lamë pas./Start/

                                                                                             2011-01-09 15:58
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›