E Diel, 1 Nëntor 2026

“Armeni”, sekuestron 21 kg drogë

Policia e Vlorës, bëri me dije se nga informacionet operative bëhej e ditur se në dy banesa në fshatin Armen, kishte lëndë narkotik.

Policia ushtroi kontrolle mëngjesin e sotëm, ku përveç sekuestrimit të drogës, ka arrestuar edhe dy persona. Në pranga ra shtetasi Vullenet Nexhat Nuredinaj, 29-vjeç, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 17.1 kg kanabis sativa.

Droga ishte vendosur në tre çanta të ndryshme. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Vezir Muhamet Nuredinaj, 47-vjeç, të cilit iu gjetën një sasi prej 4 kg lëndë narkotike, e cila ishte e vendosur në dy qese plasmasi. Të dy këta shtetas ishin të dënuar më parë me burgim, ku 29-vjeçari ishte dënuar për vjedhje dhe 47-vjeçari për trafik të lëndëve narkotike. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-08 11:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›