Gratë e diplomatëve vizitojnë Bashkinë e Tiranës

Me ftesë të zonjës Aurela Basha, bashkëshorte e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, grupi zhvilloi filimisht një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku u pritën në një takim të veçantë nga Kreu i Bashkisë Basha.
Duke e parë me shumë simpati krijimin e këtij Klubi, Kreu i Bashkisë z.Basha tha se kjo është një mundësi më shumë, që përmes këtyre zonjave, të bëhen më të njohura potencialet turistike, vlerat historike dhe trashëgimia kulturore në kryeqytet.
Pas pritjes, grupi i grave diplomate u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë zoti Basha dhe bashkëshortja e tij, për të vizituar Kullën e Sahatit, simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës. Zonjat diplomate u ngjitën në kullen 181 vjeçare, 35 metra të lartë, duke pare prej andej Tiranën dhe shtrirjen e saj kapilare. Znj. Aurela Basha tha se ky Klub, për herë të parë do të promovojë ato gjëra të mira që kemi, për të percjellë frymën pozitive të tyre kudo në botë.
Duke mbartur idenë e krijimit të këtij Klubi nga Berlini, Ana Maria Wolfarth, bashkëshortja e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, tha se është shumë e kënaqur që gjeti përkrahje të menjëhershme nga znj. Liri Berisha, për të bërë të mundur realizimin e platformës “Mirëserdhët në Tiranë”.
Znj Wolfarth tha se nëpërmjet aktiviteteve që do të zhvillojë ky Klub, do të krijohet mundësia për të njohur më mirë thesaret që rezervon tradita shqiptare, historinë dhe kulturën e rajoneve të saj, vlerat arkeologjike, resurset turistike dhe kështu të afërmit, miqtë në vendet e tyre, do të kenë mundësi të njohin Shqipërinë dhe vlerat që ajo përcjell.Znj. Liri Berisha, mbështetëse dhe promovuese e këtij grupimi vlerash intelektuale shumëkombëshe tha se ky Klub do të shërbejë, për të njohur më mirë vlerat e njëri-tjetrit, potencialet historike, kulturore dhe ato tradicionale të vendeve tona, për t’i shkëmbyer dhe për t’i vënë në funksion të njerëzve, kënaqësisë së tyre.
Presidentja e Klubit diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë” znj.Nevila Turdiu u shpreh se ofrimi i mundësive, për të njohur më mirë vendet , do të jetë në funksion të vlerave të shtuara dhe miqësisë së ndërsjelltë.
Më pas, zonjat vizituan Ekspozitën e hapur ne ambientin e Muzeut të Orëve, “ Kulturë dhe Vazhdimësi” e cila u ingurua sot. Kjo ekspozitë është një rikthim i një vlere të munguar për qytetin e Tiranës pas më se 10 vjetësh. /Start/
2011-11-08 13:37