E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurogrup kërkon garanci me 5 firma për këstin e gjashtë

ATHINE - Eurogrup kërkon një garanci me 5 firma për dhënien e këstit të gjashtë të kredisë në Greqi. 

Këtë e bëri të ditur në mbledhje të qeverisë ministri i Financave Evangjelos Venizelos. 

Partnerët evropianë presin një letër me nënshkrimet e Jorgos Papandreu, Antonis Samaras, Kryeministrit të ri, ministrit të ri të Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Greqisë Jorgo Provopoulos. 

Vetëm me këtë garanci, e cila siguron se do të miratohet dhe zbatohet Marrëveshja e 26-27 tetorit, FMN mund të vazhdojë me procedurat për lirimin e këstit të gjashtë të ndihmës që arrin në 8 miliardë.

Venizelos njohu kolegët e tij në qeveri me faktin se nuk ka pasur asnjë parakusht ose masave të tjera për instalimin e këstit të gjashtë të huasë.

Gjithashtu falënderoi Kryeministrin Jorgos Papandreu për besimin që tregoi duke i dhënë postin e ministrit të e Financave dhe atë të zëvendëskryeministrit në një kohë kaq të vështirë ekonomike si dhe ministrat për bashkëpunimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›