Thaçi: Të punojmë së bashku për Kosovën europiane
PRISHTINË- “Për Kosovën europiane të punojmë të githë së bashku pa dallime partiake apo etnike"- deklaroi kryeministri Hashim Thaçi në një seancë të veçantë plenare të Kuvendit, lidhur me raportin e progresit 2011.
Kryeministri Thaçi theksoi se raporti i progresit do të shërbejë si dokument orientues për qeverinë e Republikës së Kosovës në vazhdimin e reformave, me qëllim të përshpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“E dimë se procesi i integrimit është një proces sfidues dhe kompleks, jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetet e konsoliduara"- tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar sa më shumë procesin në mënyrë, që Kosova të tejkalojë sfidën e integrimit suksesshëm.
Thaçi theksoi se integrimi europian është axhendë, qe duhet t’i bashkojë të gjithë dhe të na motivojë të punojmë edhe më tutje së bashku.
(er.nu/ata/BalkanWeb)