E Diel, 1 Nëntor 2026

“Arrest me burg” për policin që ndihmoi Dritan Dajtin

Inspektori Muça akuzohet se ka ndihmuar Dritan Dajtin. Gjatë seancës së sotme, avokati kërkoi masë më të lehtë ndaj klientit të tij, por gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën.

Dyshimet se inspektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit Mariglen Muca kishte lidhje me Dritan Dajtin lindën pas zbardhjes së tabulateve telefonike që iu sekuestruan këtij të fundit pas arrestimit të tij. 

Dajti u prangos më 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, pas 6 viteve arrati. Në 2003 Dritan Dajti, i cili po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga ambientet e gjykatës së Tiranës.

Më 7 gusht 2009, gjatë operacionit për arrestimin e tij, pranë pistës "Iliria" në Durrës Dajti ekzekutoi 4 policë, ndërsa vetë mbeti i plagosur.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›