E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i prezanton akuzat Aldo Bares

Seanca zgjati rreth 15 minuta në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku i është prezantuar akuza. Si një nga personat që akuzohet me mbi 20 vrasje, Bare është paraqitur në seancë në masa të rrepta sigurie.

Madje, Bare është transportuar për në sallën e gjyqit nëpërmjet tunelit nga burgu 313 në kryeqytet. Aldo Bare akuzohet, për vrasje, rrëmbime, krijim të bandave kriminale, e shumë krime të tjera.

Ai u ekstradua një ditë më parë nga Turqia, ekstradim i mbajtur sekret deri në minutat e fundit. Bare u arrestua në mars të vitit 2006 në Stamboll të Turqisë, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›