Aksident, treni merr para furgonin, shpëton shoferi
FIER- Një furgon ka tentuar të kalojë shinat hekurudhore që ndodhen në aksin Fier- Levan, në momentin kur treni ishte në ecje e sipër. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Furgoni me targa Fier 90 53 A ka tentuar të kalojë mbi shina në momentin kur po kalonte treni i linjës Vlorë- Fier.
Treni ka marrë përpara rreth 50 metra furgonin dhe shoferin brenda në mjet. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur në gjëndje jo të rëndë shëndetësore Baftjar Kallashi, drejtuesi i furgonit.
“Furgoni po vinte nga krahu i Nipsit. Ndaloi. Në momentin kur hyri treni filloi të lëvizte”- rrëfen makinisti i trenit të linjës Vlorë- Fier.
Sipas policise shkaku i aksidentit ka qenë veprimi i gabuar i shoferit për të kaluar shinat, ndërsa treni ishte në ecje e sipër.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)