Gjykata lë në burg "spiunin" e Dritan Dajtit
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg inspektorin e Drejtorisë së Policisë së Durrësit i cili akuzohet se i ka dhënë ndihmë Dritan Dajtit gjatë viteve kur ishte në arrati.
Në seancën e sotme gjyqësore, gjyqtarja ka lënë në fuqi masën e arrestit të marrë në mungesë tre ditë më parë për Mariglen Mucën.
Avokati mbrojtes i Mucës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata me argumentin se nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese. Vetë i arrestuari nuk ka bërë asnjë deklaratë në sallën e gjyqit. Mariglen Muca, inspektor i krimeve të rënda në policinë e Durrësit u arrestua tre ditë më parë pas një hetimi disa mujor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ndaj tij, hetuesit Krimeve të Rënda, kanë ngritur akuzën e "shpërdorimit të detyrës", e cila sipas prokurorisë, është konsumuar nga i arrestuari Muça gjatë kohës që ai kryente detyrën e efektivit të policisë në zonën e plazhit, ku edhe kishte gjetur strehim prej kohësh i shumë kërkuari Dritan Dajti dhe kunati i tij Ergest Xhoxhi.
Dajti u prangos më 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, pas 6 viteve arrati. Në 2003 Dritan Dajti, i cili po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga ambientet e gjykatës së Tiranës. Më 7 gusht 2009, gjatë operacionit për arrestimin e tij, pranë pistës "Iliria" në Durrës Dajti ekzekutoi 4 policë, ndërsa vetë mbeti i plagosur.
(s.g/BalkanWeb)