E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Rama: Provat ndaj Metës janë manipuluar

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se "në video-përgjim tregohet qartë se provat janë manipuluar dhe falsifikuar me qëllim për të mashtruar opinionin publik".

 "Akuza është ngritur mbi dëshmi dhe prova të falsifikuara të një dëshmitari , i cili në çdo seancë vihet përballë faktesh e dokumentesh ligjore, që provojnë pathemelsinë dhe falsitetin e akuzës së tij", deklaroi ai në ligje me gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë.

 "Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nuk është në betejë ligjore dhe politike me drejtësinë, por në respekt të autoritetit të organeve të drejtësisë, ai është  në betejë për drejtësinë", theksoi Rama. Sipas tij, në seancën gjyqësore të zhvilluar dje dëshmitari i Prokurorisë, biznesmeni Bekim Halilaj, pohoi me një sërë shkresash dhe dokumentesh zyrtare se, akuzat e Dritan Priftit janë jo vetëm një mashtrim, por edhe një manipulim i konkretizuar ky edhe me atë që dokumentohet në video përgjimin e tij.

 "Gjithnjë sipas dëshmitarit Halilaj, një sasi nafte prej rreth 30 mijë ton ose e konvertuar në vlerë rreth 10 mijë dollarë i është dhënë në mënyrë të fshehtë që më 10 shkurt pra 3 javë më përpara se është realizuar video përgjimi dhe njëkohësisht tre javë në parë se është caktuar data e ankandit, kompanisë "Tea konstruksion", tha Rama.

Sipas dëshmitarit Halilaj, vijon ai, dhe dokumenteve që ai referon, pronari i kompanisë "Tea konstruksion" me një marrëveshje, që nuk e ka ditur komisioni i cili zhvillon ankandin, e që mban datën 10 shkurt, për të përfituar sasinë e naftës, është gjithashtu ortak në fabrikën e tullave me bashkëshorten e dëshmitarit tjetër të prokurorisë, Dritan Priftit. /Start/

                                                                                             2011-11-22 14:53
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›